Portieri i Arsenalit, Petr Cech ka lajmëruar sot tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja e Çekisë në moshën 34-vjeçare.
Ish-portieri i Chelseat është një ndër ikonat e kësaj kombëtare, me të cilën ka zhvilluar plot 124 ndeshje.
Arritja më e madhe e Cech me kombëtaren ka qenë gjysmëfinalja e vitit 2004, ku Çekia u mposht nga Greqia, ku më pas edhe fitoi Evropianin, duke mposhtur Portugalinë.
“Kemi kaluar momente fantastike së bashku, ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, shkroi Peter Cech në një postim në profilin e tij në Twitter.
“Kur isha fëmijë, ëndrra ime më e madhe ishte të luaja të paktën një herë për ekipin kombëtar. Fakti që e kam bërë disa herë më bën vërtet krenar”, deklaroi për faqen zyrtare të Arsenalit. /Telegrafi/