Pas testeve mjekësore ditë më parë, Juventusi tani e zyrtarizon transferimin e Martin Caceres nga Lazio.
Mbrojtësi nga Uruguai ka mbërritur te klubi nga Torino si huazim deri në fund të sezonit, ndërsa për shërbimet e tij ka paguar 600 mijë euro.
Lojtari ka luajtur edhe më parë për Zonjën e Vjetër, fillimisht në sezonin 2009/10 si huazim nga Barcelona.
⚪⚫ OFFICIAL | Martin Caceres is back in Bianconero ➡️ https://t.co/r1PfnWC5sX#WelcomeBackMartin pic.twitter.com/LIu5RuznhG
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) January 29, 2019
Pas aventurës te Sevilla, 31-vjeçari u huazua për herë të dytë te Juve në vitin 2012, e më pas u ble përfundimisht ku luajti për pesë sezone.
Më pas vazhdoi te Southamptoni, Hellas Verona dhe së fundmi për dy sezone te Lazio.
Caseres i bashkohet Juves si zëvendësim për Medhi Benatian, i cili u transferua te klubi nga Katari, Al-Duhail.
Aktualisht Juventusi renditet i pari në Serie A me 59 pikë, 11-të më shumë se Napoli. /Telegrafi/