Klubi francez i Ligue 1, Lorient ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin e njohur, Benjamin Mendy, i cili vjen si lojtar i lirë pas shkëputjes së kontratës me Manchester Cityn.
Pas më shumë se dy viteve burgim, burg me kusht dhe akuza të shumta për përdhunim e sulm seksual, Mendy, u la i lirë para disa ditësh nga një gjykatë angleze.
Vetëm disa ditë pasi u lirua nga burgu, Mendy ka vendosur t’i kthehet futbollit dhe atë në nivele të larta, pasi do të luajë në kampionin elitar francez.
Është klubi i Ligue 1, Lorient, i cili ka konfirmuar nënshkrimin me mbrojtësin 29-vjeçar.
“FC Lorient ka kënaqësinë të njoftojë sot nënshkrimin për dy sezone me mbrojtësin e majtë francez, Benjamin Mendy (29-vjeçar)”.
“Pasi ka bërë kontrollin tradicional mjekësor, Benjamin Mendy, kampioni i botës 2018, kampion i katërfishtë i Ligës Premier nën ngjyrat e Manchester City dhe kampioni francez i Ligue 1 me Monacon në veçanti, vjen për të përforcuar ekipin e Lorient për këtë sezon të ri”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Benjamin Mendy signe deux ans au FC Lorient.
Le communiqué ➡️ https://t.co/upslF01fWp pic.twitter.com/KzuQSLVD4f
— FC LORIENT 🐟 (@FCLorient) July 19, 2023