LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bayern Munichu ‘blindon’ Leon Goretzkan me kontratë afatgjate

Zyrtare: Bayern Munichu ‘blindon’ Leon Goretzkan me kontratë afatgjate

Leon Goretzka ka përfunduar spekulimet që e lidhin atë me një largim nga Bayern Munich duke nënshkruar një kontratë të re në Allianz Arena deri në vitin 2026.

Mesfushori gjerman u lidh rregullisht me një largim gjatë verës, me Manchester Unitedin që lidhej më së shpeshti me fituesin e Bundesligës.

Sidoqoftë, Goretzka ka nënshkruar një rinovim të kushteve me Bayernin, duke nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me kampionët e Gjermanisë.


Është vet klubi gjerman dhe lojtari që kanë konfirmuar marrëveshjen e re deri në verën e vitit 2026.

“FC Bayern ka zgjatur kontratën e Leon Goretzka, e cila fillimisht do të ishte e vlefshme deri në qershor 2022, deri në vitin 2026”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

“Ne kemi fituar gjithçka që fitohet gjatë tre viteve të fundit. Por, ajo që do të ishte edhe më mirë sesa të fitosh tituj është konfirmimi dhe përsëritja e këtyre sukseseve. Ne duam të ndërtojmë mbi këtë në vitet e ardhshme”.

“Ekipi, klubi dhe mjedisi nuk janë vetëm shumë profesionistë, por edhe të njohur. Kjo përzierje është një nga gjërat që garanton sukses në këtë klub. Jam shumë i lumtur që do të zgjas kontratën time deri në vitin 2026”, ka thënë Goretzka.

Me detajet më të vogla që janë sqaruar pas bisedimeve në javët e fundit, Goretzka ka nënshkruar një marrëveshje që pritet të jetë me vlerë midis 12 milionë dhe 15 milionë eurosh në vit. /Telegrafi/

https://twitter.com/FCBayernEN/status/1438398321350037508

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori