Prishtina e Re ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për edicionin e ri në Albi Mall Superligë.

Klubi nga kryeqyteti ka arritur marrëveshje me mesfushorin Arlind Shabani, i cili vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Ferizajn.


23-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm në mesfushë gjatë edicionit të fundit dhe tani synon të japë kontribut të rëndësishëm edhe te Prishtina e Re, që po ndërton një skuadër ambicioze për edicionin 2025/26.

Njoftimi i plotë i klubit:

Mirë se vjen, Arlind Shabani!

Skuadra përforcohet me mesfushorin Arlind Shabani, 23-vjeçar, i cili i bashkohet ekipit pas një edicioni mbresëlënës me FC Ferizaj.

Në edicionin e fundit, Arlindi zhvilloi 34 paraqitje në Albi Mall Superligë dhe Kupën e Kosovës, duke qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm në mesfushë.

Mirë se erdhe në familjen tonë, Arlind!. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app