Zyrtare: Arlind Ajeti kalon te Pordenone

Arlind Ajeti karrierën do ta vazhdojë në Serie C të Italisë te skuadra Pordenone.
Lajmi është konfirmuar nga klubi italian të martën që ka zyrtarizuar ardhjen e mbrojtësit shqiptar.
Ajeti ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin që garon në kategorinë e tretë italiane.
Sezonin e shkuar 28-vjeçari ishte pjesë e skuadrës Padova , po ashtu në Serie C.
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Ajeti, ka luajtur në Serie A në të kaluarën, por ka rënë dukshëm në vitet e fundit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































