LAJMI I FUNDIT:

Zyra e BE-së: Më shumë vaksina do të vijnë në javët e ardhshme

Zyra e BE-së: Më shumë vaksina do të vijnë në javët e ardhshme

Ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ka thënë tha se që nga paraqitja e rasteve të para me coronavirus në Kosovë, ka qenë një periudhë e vështirë për të gjithë.

Pas arritjes së 24 dozave të para në Aeroportin “Adem Jashari”, ai ka dhënë lajm pozitiv për vaksinat tjera.

Sipas tij, do të ketë edhe kontigjente të tjera të tyre që pritet të pranojë Kosova, javëve dhe muajve në vazhdim.


”Sot mund themi se është fillimi i fundit të COVID-19 në Kosovë. Kampanja e mirë e vaksinimit, mund të krijojë zgjidhje për problemin. Sot Kosova pranoi dorëzimin e 24 mijë dozave të para të vaksinave anti-COVID-19”, tha ai.

Arrin në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave kundër coronavirusit
Lexo po ashtu Arrin në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave kundër coronavirusit

“Komisioni Europian është duke bashkëpunuar edhe më tutje për të siguruar dorëzimin tjetër të vaksinave të radhës muajve në vazhdim”, u shpreh Serri.

Ai ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan për këtë arritje sot, duke përmendur kështu institucionet e Kosovës dhe të tjera përfaqësi të vendit, njofton Telegrafi.

Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), Aleanca për Vaksina (GAVI), dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si bashkudhëheqës të programit ndërkombëtar COVAX, kanë për qëllim të shpërndajnë vaksina në vende të varfra.

Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori