Komuna e Drenasit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë inspektimit të inspektorëve me datë 24 prill (e premte) në Zyrën e Punësimit, për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga virusi COVID-19 ka marrë masa për mbylljen e zyrës.
“Kjo masë është marrë pasi inspektorët komunal gjatë inspektimit kanë vërejtur se zyra në fjalë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur shëndetin e stafit dhe qytetarëve nga virusi COVID-19 sipas rekomandimeve të IKShP-së dhe urdhëresave tjera të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë e METPINIS.
Për hir të korrektësisë, njoftojmë qytetarët e Drenasit dhe mediat se gjatë inspektimit dhe riinspektimit në këtë subjekt me proces është konstatuar se nuk janë marrë masat e duhura siç janë rekomanduar me urdhëresën e lëshuar nga Drejtoria e Inspekcionit. Në këtë subjekt nuk është bërë dezinfektimit i hapësirave të punës si dhe punëtoret kanë qenë pa mjete mbrojtëse duke mosrespektuar masat e vendimit “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” të nxjerrë nga niveli qendror”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.
Më tej në njoftim theksohet se si rrjedhojë e moszbatimit të masave edhe pas paralajmërimit, inspektorët kanë qenë të obliguar të veprojnë sipas ligjit dhe urdhëresave të nivelit qendror, duke e mbyllur me shenjë zyrtare deri në marrjen e masave mbrojtëse ndaj virusit, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i stafit dhe qytetarëve.
“Sa i përket deklaratave të Zyrës së Punësimit se kinse qytetarët kanë mbetur pa aplikuar për pakon emergjente, ju njoftojmë se aplikimi mund të kryhet online dhe nuk ka asnjë pengesë në këtë drejtim.
Inspektorët komunal edhe gjatë ditës së sotme kanë inspektuar biznesin në fjalë, mirëpo, të njëjtin nuk kanë marrë masa të nevojshme për mbrojtje nga virusi dhe si i tillë biznesi po qëndron i mbyllur. Për këtë ne si komunë do të ndërmarrim masa të nevojshme në përputhje me rekomandimet e IKShP-së dhe masave tjera të nivelit qendror.
Në fund, me mirëkuptim kërkojmë nga të gjitha institucionet e nivelit qendror që kanë objekte institucionale në Drenas, të marrin masa konfrom rekomandimeve të IKShP-së dhe urdhëresave tjera, në mënyrë që të sigurohet mbrojtje për stafin dhe të ofrohen shërbime të sigurta për qytetarët.
Ne jemi angazhuar dhe përkushtuar që të ruajmë shëndetin e qytetarëve tanë në këtë kohë pandemie, ku deri tani në bashkëpunim me qytetarët dhe akterët e tjerë relevant kemi menaxhuar mjaftë mirë situatën e emergjencës shëndetësore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin