LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Prokurorit të Specializuar: Jemi duke kryer në vazhdimësi bastisje në Kosovë

Zyra e Prokurorit të Specializuar: Jemi duke kryer në vazhdimësi bastisje në Kosovë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se është duke kryer në vazhdimësi bastisje-operacione në Kosovë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett, përmes një përgjigjeje me shkrim ka thënë se ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme dhe se për këtë rast nuk ka ndonjë koment shtesë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer operacione të vazhdueshme dhe nuk kemi asnjë koment shtesë”, ka thënë Bennett për Dukagjinin.


Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përmes një postimi në Facebook ka informuar se aksionet e bastisjeve nga ZPS po vazhdojnë.

Objekti i kryerjes së bastisjeve, sipas tij, sot ishte shtëpia e Behar Berishës, bashkëluftëtar i Salih Mustafës i njohur me nofkën Komandant ‘Cali’.

“Sapo u informova se specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, tha Klinaku.

Klinaku: Sapo u informova se Specialja ka bastisur shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha
Lexo po ashtu Klinaku: Sapo u informova se Specialja ka bastisur shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha

Në lidhje me këto bastisje, Klinaku ditë më parë ka thënë se secili që është cak i këtyre bastisjeve nuk duhet të lejojë të iu preket diçka pa prezencën e tyre, pasi “ata janë në gjendje edhe të ju montojnë prova duke i quajtur gjoja konfidenciale”.

Kjo siç ka theksuar ai ,duke u bazuar në përvojat e tij të mëparshme nga ZPS-ja kur kanë bastisur zyrat e OVL UÇK-së më 25 shtator të vitit 2020.

Më 16 dhjetor 2022, Salih Mustafa ishte shpallur fajtor për krime lufte, duke u dënuar me 26 vite burgim derisa lënda ka shkuar në Apel, ku pritet të shpallet aktgjykimi më 14 dhjetor të këtij viti.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori