LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Prokurorit Publik dhe Zyra e Auditimit Shtetëror po forcojnë bashkëpunimin dhe koordinimin në veprimin e raporteve të auditimit

Zyra e Prokurorit Publik dhe Zyra e Auditimit Shtetëror po forcojnë bashkëpunimin dhe koordinimin në veprimin e raporteve të auditimit

Përfaqësuesit e prokurorive publike në vend dhe Entit Shtetëror për Revizion në Shkup sot mbajtën punëtori të përbashkët në drejtim të promovimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mënyrës së veprimit sipas raporteve të auditimit.

“Bashkëpunimi ynë duhet të jetë i fortë, sepse synimet tona janë të përbashkëta. Dhe ato synime të përbashkëta janë – e vërteta dhe lufta kundër korrupsionit. Këtë e vë në dukje edhe Komisioni Evropian, i cili në raportin e fundit për vendin tonë, të publikuar dy ditë më parë, tregon se duhet një qasje edhe më sistematike ndaj gjetjeve të raporteve të auditimit, para së gjithash nga institucionet qeveritare që duhet të eliminojnë dobësitë, por edhe nga autoritetet hetimore lidhur me procedurat kundër abuzimeve të mundshme. Jemi të gatshëm që menjëherë të fillojmë me ndërtimin e asaj qasjeje më sistematike dhe në atë drejtim është edhe kjo ngjarje”, theksoi prokurori publik Joveski.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Enti Shtetëror i Auditimit bashkërisht janë duke i finalizuar udhëzimet e veçanta të brendshme të dy institucioneve që rregullojnë trajtimin dhe koordinimin e ndërsjellë.


“Duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të ofruar raporte auditimi edhe më cilësore mbi bazën e të cilave mund të veprojnë prokurorët publik dhe prokurorët duhet të fitojnë njohuri për mënyrën e përgatitjes dhe përmbajtjen e raporteve të auditimit në mënyrë që të jenë më shumë efikas në punën e tyre”, deklaroi në hapje të punëtorisë kryerevizori shtetëror Maksim Acevski.

“Dialogu ndërmjet këtyre institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Donna Kosturanova, drejtoreshë e Fondacionit Westminster për Demokraci në vend, e cila mbështeti mbajtjen e punëtorisë.

Prokurori publik themelor i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Gavril Bubevski, e prezantoi procedurën e prokurorive publike pas raporteve të auditimit dhe vlerën provuese të të gjeturave nga auditimet. Ai iu referua karakteristikave të veprave penale më të zakonshme që mund të dalin nga raportet e auditimit, si dhe efektit të ndryshimeve në Kodin Penal në ndjekjen penale të këtyre veprave.

Asistentët e kryerevizorit shtetëror Sonja Kambovska dhe Rosica Shaleviq Hristovska patën prezantime për situatat më të shpeshta të konstatuara në raportet e auditimit dhe për strukturën e raporteve të auditimit.

Ky seminar është pjesë e aktiviteteve që vijojnë mes dy institucioneve në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit dhe sigurimit të përdorimit të ligjshëm të fondeve të taksapaguesve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori