LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Avokatit të Popullit: Studentët me nevoja të veçanta përballen me vështirësi në fakultete

Zyra e Avokatit të Popullit: Studentët me nevoja të veçanta përballen me vështirësi në fakultete

Në prag të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të posaçme, 3 dhjetori, Zyra e Avokatit të Popullit ka përgatitur një analizë për gjetjet dhe rekomandimet për qasje të plotë për personat me nevoja të posaçme nëpër institucionet e arsimit të lartë.

Siç njoftoi këshilltarja shtetërore e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska Mustafa, rreth 22 fakultete nuk kanë evidenca për numrin e studentëve me nevoja të posaçme.

Ajo ankohet se studentët përballen me vështirësi si në transport publik, ashtu edhe në kushtet e fakulteteve kur bëhet fjalë për tualete dhe ashensorë. Sivjet në tre ciklet studimore janë regjistruar gjithsej 48 studentë me aftësi të kufizuara.


“Transporti publik në qytetet ku ka fakultete është tërësisht i paqasshëm për një pjesë të studentëve me pengesa veçanërisht ata me karroca dhe me shikim tërësisht të dëmtuar ndërsa pjesërisht është i qasshëm për pjesën tjetër të studentëve. Mungojnë toalete funksionale për studentët me pengesa, ashensorë funksionalë dhe rampa me gjerësi të përshtatshme këndore. Qasje pa pengesa nga dhe deri te amfiteatrot, bibliotekat dhe objektet tjera. Më tepër se gjysma e fakulteteve ose 67.5% fare nuk kanë toalete për studentët me aftësi të kufizuara ndërsa 55% e fakulteteve nuk kanë ashensor edhe pse objekti është në disa kate”, tha Vaska Bajramovska Mustafa, Këshilltare e Avokatit të Popullit./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori