Eliminimi nga Kupa e Kosovës përballë Lirisë ishte një dështim që drejtuesit e Dritës nuk e pranuan dhe morën vendim për shkarkimin e trajnerit Ardian Nuhiu.
Që nga shkarkimi i tij, një muaj më parë, kampioni vjeshtor i Kosovës vazhdon edhe më tutje të jetë pa trajner, por kjo situatë do të ndryshojë brenda pak ditësh.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi. Ai ka thënë se në listën e ngushtë tyre tashmë janë pesë emra dhe se trajneri i ri duhet të jetë dikush që e njeh mirë Superligën e Kosovës.
“Nga ajo çka kemi pasur analizë dhe çka kemi diskutuar brenda për brenda klubit kemi ardhur në përfundim që duhet dhe është më e mira që për këto gjashtë muajt e ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për disa vite të tjera ndoshta, të jetë një trajner i cili e njeh Superligën e Kosovës dhe konkretisht e njeh pak a shumë Dritën si funksionon”.
“Kjo është e para, pastaj nga analizat që kemi bërë, nga ata emrat të cilët janë lakuar brenda për brenda takimeve që i kemi pasur me presidentin dhe me udhëheqësin e klubit, e kemi bërë një listë të ngushtë prej pesë emrave të cilët i kemi kontaktuar dhe po mundohemi që t’i përpunojmë ato të dhëna që i kemi marrë nga ata trajnerë dhe të shohim se cili është trajneri më adekuat për të vazhduar me Dritën.”, tha Zymberi.
KosovaPress kishte mësuar ditë më parë se në mesin e këtyre emrave është edhe ish-trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Zymberi.
“Pa diskutim, një prej emrave që e kemi kontaktuar, por janë edhe katër trajnerë të tjerë të cilët i kemi kontaktuar dhe mbi këta pesë emra ne do ta bëjmë një analizë shumë të detajuar dhe në fund do ta marrim një vendim se cili do të jetë trajneri i cili do ta udhëheq Dritën në të ardhmen”.
“Pa asnjë diskutim, këta emra të cilët i kemi futur në listë e ngushtë janë trajnerë shumë të respektuar, janë trajnerë që ne kemi shumë respekt për ta dhe besojmë, por që vetëm njëri prej tyre mund të bëhet”, deklaroi Zymberi.
Ndryshe, Drita e ka mbyllur edicionin vjeshtor si kampione me 38 pikë pas 18 xhirove të zhvilluara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe