Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, ka publikuar dëshmi të reja të krimeve serbe të kryera gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ku ia ka bashkangjitur edhe disa dokumente, Zberaj tregon se si forcat serbe pasi kanë kryer krimet, trupat e viktimave të varrosura në Kosovë i kanë zhvarrosur dhe i kanë dërguar në Serbi.
“Brenda kësaj dosje, mund të shihet procedura e zhvarrosjes së trupave shqiptare që u vranë dhe u varrosën në një kompleks të policisë serbe të quajtur “13 maj” në Batajnica afër Zemunit. Kompleksi është përdorur si një terren trajnimi për njësitë speciale serbe, i cili më pas u drejtua nga Goran Radosavljevic-Guri, një kriminel i njohur për krime makabre në Kosovë i cili drejtoj operacionin për masakrën e Reçakut dhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi dhe sot është anëtar i partisë së Vuçiqit dhe nën mbrojtjen e tij”, ka thënë Zymberaj.
Ai po ashtu ka publikuar emrat e personave që mbajnë përgjegjësi për kryerjen e krimeve.
“Pastaj, në këtë operacionin e fshehjes së kufomave në Bajtanica ishin të përfshirë Vlastimir Djordjevic-Rodja, Vladimir Lazarevic, Nebojsa Pavkovic, Dragoljub Ojdanovic nga ushtria. David Gajic, Radomir Markovic, Frenki Simatovic, Milosav Vilotic nga Shërbimi Sekret i SDB (Sluzba Drzavne Bezbednosti). Zoran Angjelkovic, Zivorad Igic, Vukashin Jokanovic, Ivica Dacic, Milan nga SPS I Miloseviqit”, shkruan ai.
Ai thotë se shumë prej personave më lartë, janë lënë të lirë dhe ka prej tyre që nuk janë akuzuar fare nga Tribunali i Hagës.
“Ndërmarrja e përbashkët kriminale e shtetit Serb verifikuar nga Tribunali i Hagës ka renditur të gjithë këta persona më lart. Shumë prej tyre u lanë të lirë nga aktakuzat ose shumica prej tyre nuk u akuzuan fare. Varret masive në Batajnica, vlerësohen se përmbanin qindra viktima shqiptare të spastrimit etnik në Kosovë. Pas fshehjes së kufomave, policia speciale vazhdon me stërvitjen e tyre në vendet ku ishin fshehur kufomat për të mos zbuluar kufomat dhe krimet e tmerrshme të kryera”, ka shkruar në fund Zymberaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës