Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndryshuar mendimin e tij në lidhje me agjendën e vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë, brenda disa orëve.
Ai para mediave dje në mesditë u tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar leje për vizitë dhe një e tillë i është aprovuar.
Por, siç ka thënë Pacolli, Vuçiq e ka bërë një plan tjetër ku thuhet se do ta vizitojë edhe Ujmanin, për të cilin s’i është dhënë leje.
“Vizita në Ujman e pakuptimtë, nuk e di për çfarë arsye do ta vizitojë në kohë të dialogut, atje s’ka banorë ska qendër urbanistike. Çdo vizitë duhet me pasë një arsye, duhet me pas një farë baze’, ka thënë Pacolli.
Por në mbrëmje, në një postim në Twitter, dhe njoftim të MPJ-së, Pacolli kishte thënë se “Vuçiq është i mirëseardhur në Kosovë…”.
Mr. Vućić is welcome to #Kosovo given his intentions towards a constructive dialog on the greater cause of peace between our people.
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) September 7, 2018
Shkak për këtë ndryshim vendimi ishte bërë një “sugjerim” i shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila lehtëson dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Jetlir Zyberaj nga AKR, njëherit shef i kabinetit të Pacollit dhe Këshilltar i lartë politik i tij në MPJ, i ka thënë KosovaPress-it se qëndrimi edhe i partisë së tyre, është në vijë institucionale.
“Me sugjerimin e ndërmjetësueses së BE-së dhe aleatëve të tjerë të cilët janë të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve tona, kërkesa është rishqyrtuar dhe është miratuar intenerari në përputhje me kërkesen zyrtare dhe në përputhje me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë ai
“Qëndrimi ynë si AKR është institucional dhe shtetëror. Ne jemi të interesuar për dialog dhe normalizim te marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Në kuadër të kësaj ne falënderojmë aleatet perëndimor për mbështetjen që i japin vendit tonë në procesin e konsolidimit dhe integrimit evropian”, ka shtuar Zyberaj.
I pyetur në lidhje me atë, nëse presidenti Hashim Thaçi, duhet të vizitojë Luginën e Preshevës, pas vizitës së Vuçiq në Kosovë, Zyberaj ka thënë se këtë duhet ta bëjë jo vetëm Thaçi, por edhe kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj e ministri Behgjet Pacollit dhe udhëheqësit e tjerë institucional.
”Jo vetëm Thaçi, por edhe Haradinaj, Pacolli dhe të gjithë udhëheqësit institucional e kanë për obligim kujdesin per qytetarët shqiptare te Luginës. Fatkeqësisht Kosova deri me sot ka dështuar qe te kujdeset për atë pjese”.
Vuçiq ishte paraparë të takohet me presidentin Thaçi dje në Bruksel, por kishte anuluar këtë takim dhe në vend të takimit të përbashkët presidentët u takuan veç e veç me Federica Mogherinin.
Vuçiq pritet të arrijë në Kosovë në orën 14:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze