LAJMI I FUNDIT:

Zyba për ftesën nga Kosova: Një ëndërr e bërë realitet

Zyba për ftesën nga Kosova: Një ëndërr e bërë realitet

Qëndrim Zyba ka marrë ftesë për herë të parë nga Përfaqësuesja A e Kosovës.

Mesfushori i talentuar suharekas është në formë të lartë dhe ka shkëlqyer me Ballkanin si në kampionat ashtu edhe në ndeshjet evropiane.

Zyba tani e dy ditë po stërvitet me Kosovën, teksa ka thënë se një ëndërr e madhe i është bërë realitet.


“Më të vërtetë është një prej ëndrrave që kam pasur që nga fëmijëria dhe më është realizuar. Çdo moment që i duhemi shtetit tonë jemi në gjendje për të dhënë më të mirën tonë”.

“Falë Zotit jam me një formë mjaft të mirë dhe shpresoj që atë që di të bëj më së miri ta ndihmoj ekipin nëse më jepet mundësia. Djemtë janë të shkëlqyeshëm”.

“Ata na kanë pritur shumë mirë neve që jemi më të rinj dhe i falënderoj shumë sepse na kanë afruar shumë shpejt në grup”, tha Zyba.

Në Izrael janë të sigurt se nuk do ta luajnë ndeshjen me Kosovën, në bisedime me UEFA-n për terminin e ri
Lexo po ashtu Në Izrael janë të sigurt se nuk do ta luajnë ndeshjen me Kosovën, në bisedime me UEFA-n për terminin e ri

Zyba ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme të Kosovës e cila do të zhvillohet në udhëtim te Andorra.

“Çdo kundërshtar është i vështirë, por ne do të japim maksimumin dhe do t’i bëjmë detyrat që na cakton trajneri. Patjetër duhet të shkojmë për fitore”, ka thënë Zyba. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori