LAJMI I FUNDIT:

Zvogëlohet numri i dhunës psiqike familjare në Maqedoni

Zvogëlohet numri i dhunës psiqike familjare në Maqedoni

Nga një mijë persona në vit në tre vitet e fundit janë paraqitur në SOS Linjën 15-135 për të paraqitur dhunë familjare. Gjatë vitit 2016, 51% prej tyre kanë paraqitur dhunë psiqike, 22 fizike, 23 ekonomike dhe 24% dhunë seksuale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Qendrës së krizës ‘Shpresa’ në kuadër të së cilës funksionon kjo SOS linjë, numri më i madh i viktimave të cilët kanë paraqitur dhunë, 25% janë të moshës prej 40 deri 50 vjet, 22% prej 29 deri 39 vjet dhe 12% janë të moshës deri 29 vjet dhe persona midis 50 dhe 60 vjet, njofton AIM.

Nga viktimat të cilët kanë paraqitur dhunë, 44% janë me arsim të mesëm të mbaruar, 38% nuk kanë dashur të tregojnë për shkallën e arsimit, 13% ishin me arsim të lartë dhe 1% me magjistraturë. Numri më i madh i viktimave ose 56% ishin të martuar.


Viktimat të cilët paraqesin dhunë mund të marrin ndihmë psikosociale, inkurajim, këshillim. Zhvillohen edhe sesione edukative me viktimat të cilët kanë për qëllim mbështetjen dhe përforcimin e gruas në sjelljen e vendimeve për të ardhmen.

Mbështetje për viktimat, Qendra e krizës ‘Shpresa’ ka siguruar edhe përmes projektit ‘Kujdesu për veten’ financiarisht i mbështetur nga Ambasada austriliane në Beograd, pjesë për Maqedoninë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori