Gjykata Penale e Lucernit ka dënuar dy burra për mashtrim “profesional” dhe për falsifikim dokumentesh, me një dënim me kusht dhe me gjobë. Ata janë gjetur fajtorë për faktin se me dokumente të falsifikuara kanë siguruar kredi në një shumë prej 300 mijë frangash për persona të tretë. Vetë ata, kanë nxjerrë një përfitim të vogël nga ky veprim, shkruan sda.ch.
Gjykata ka dënuar zviceranin 40 vjeçar me 24 muaj burg me kusht, me një periudhë prove prej dy vitesh. Veç kësaj, i ka shqiptuar si masë sigurie edhe një gjobë prej 4000 frangash.
Personi në fjalë punonte në një bankë dhe falsifikonte faturat e pagave për të papunët ose për personat me të ardhura të ulëta, në mënyrë që ata të mund të marrin kredi nga instituti i tij financiar (banka).
Këta kredimarrës janë ndërmjetësuar nga një kosovar 36 vjeçar, përcjell albinfo. Ai në po këtë proces gjyqësor është dënuar me burg me kusht prej 22 muajsh dhe me një gjobë prej 3500 frangash.
Shtatë kredimarrësit, të cilët po ashtu janë penalizuar, i kanë paguar ndërmjetësuesit nga 2000 deri 4000 franga për një kredi. Ky pastaj këto të holla i ndante me bashkëpunëtorin e tij, punonjësin e bankës. Përfitimi për dy të dënuarit ka qenë afërsisht nga 10 mijë franga për secilin.
Pesë nga shtatë kredimarrësit kanë qenë burra të cilët kanë lidhur marrëveshje për kredi, përmes partnereve të tyre. Këta ishin të papunë ose kishin të ardhura të vogla.
Faturat e falsifikuara të pagave maskonin para bankës aftësinë paguese të aplikuesve. Në njërin nga rastet, personi kishte aplikuar për kredi përmes nënës së tij, e cila nuk dinte asgjë për këtë punë. Në një rast tjetër, një grua aplikonte për një kredi në emrin e vet.
Në përgjithësi, dy personat me mashtrimin e bërë duke lidhur kontrata kreditimi me shtatë personat, kanë ndarë kredi në një shumë prej 298 mijë frangash. Kredimarrësit nuk ishin në gjendje t`i paguanin borxhet e tyre ose mund ta bënin këtë vetëm pjesërisht. Sipas aktakuzës janë iniciuar disa konfiskime.
Të dy të akuzuarit pranuan kryerjen e veprës dhe gjatë procedurës penale janë treguar bashkëpunues dhe të penduar. Dënimet janë marrë me procedurë të shkurtër dhe ato janë të plotfuqishme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze