LAJMI I FUNDIT:

Zviceranët kërkojnë traktat të ri me Bashkimin Evropian

Zviceranët kërkojnë traktat të ri me Bashkimin Evropian

Zviceranët mbështesin në shumicë planet e qeverisë vendase për të krijuar një traktat të ri me Bashkimin Evropian, i cili do të përfshinte edhe institucione arbitrazhi në ndihmë të zgjidhjes së disa mosmarrëveshjeve. Të paktën ky është rezultati i një sondazhi të publikuar këtë të dielë.

Anketimi është i rëndësishëm, pasi bazuar në sistemin neutral të demokracisë së drejtpërdrejtë të shtetit të shquar për orët dhe çokollatat, votuesit zviceranë kanë fjalën e fundit mbi një traktat, që zyrtarët besojnë se do të rakordojnë gjatë këtij viti. Marrëdhëniet dypalëshe bazohen aktualisht në një mozaik akordesh sektoriale.

54% e të anketuarve në sondazhin e Institutit “GfS Bern” mbështetën planin për të pasur gjykata arbitrazhi të formuara nga përfaqësues zviceranë, të Bashkimit Evropian dhe palëve të tjera neutrale, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, përcjell TCH.


Edhe mbështetësit e ekstremit të djathtë, Partia Popullore Zvicerane (SPP), që kundërshtojnë një traktat të ri, e mbështetën këtë qasje.

Vetëm 4 për qind e zviceranëve dëshirojnë që Gjykata Europiane e Drejtësisë së BE-së të jetë “arbitri” përfundimtar i zgjidhjes së konflikteve, edhe pse kjo gjykatë (ECJ) parashikohet të vendosë mbi çështje që kanë të bëjnë me ligjet e unionit. 35 për qind e të anketuarve mbështetën sistemin aktual, sipas të cilit një komision i përbashkët zvicerano-europian supozohet të arrijë kompromiset në trajtimin e ngërçeve.

Sondazhi përfshiu 2.500 të anketuar dhe pati një marzh gabimi prej 2 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori