LAJMI I FUNDIT:

Zvarritet tenderi për furnizim trevjeçar me bukë për burgje e spitale (Video)

Zvarritet tenderi për furnizim trevjeçar me bukë për burgje e spitale (Video)

Ngrihet tenderi prej rreth 3.5 milionë euro, për furnizim 3-vjeçar me bukë dhe brumëra në të gjitha burgjet, spitalet, qendrat korrektuese të Kosovës dhe mensën e studentëve.

Kjo pasi Autoriteti Qendror i Prokurimit e ka përzgjedhur kompaninë e dytë për nga çmimi më i lirë, ndërsa kompaninë e parë me çmim më të ulët për rreth 200 mijë euro e shpalli si të papërgjegjshme, me pretendimin se nuk është e dëshmuar në treg.

Operatori Ekonomik “Premium” paraprakisht ushtroi ankesë edhe brenda AQP-së, me pretendimin se ky autoritet nuk mori për bazë faktet e ofruara nga ta në momentin e ofertimit.


Valon Voci Drejtor i “Premium Bakery”, ka thënë se ka ofruar fakte dhe dëshmi për secilin dyshim të ngritur nga Autoriteti Kontraktues i AQP-së, por që ata nuk kanë dashur t’i shqyrtojnë ato.

Tenderin 3.5 milionësh për furnizim me ushqim të këtyre institucioneve e ka fituar kompania Ada Group.

https://vimeo.com/170044774