ZRrE miratoi kërkesat e operatorëve energjetikë, refuzoi të japë sqarime për rritjen e tarifës së energjisë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRrE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale të premten, duke mos treguar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOSTT], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
ZRrE ka aprovuar për KOSTT-in të hyrat maksimale të lejuara në vlerën e 88 milionë e 198 mijë euro. Kurse për KESCO-n të hyrat maksimale janë 435.9 milionë euro.
Bordi miratoi edhe disa vendime të tjera, ndërsa gazetarët kërkuan sqarim në lidhje me vendimet, kurse kryesuesi bordit të ZRre-së, Ymer Fejzullahu kërkoi që mbledhja të mbahet me dyer të mbyllura.
Fejzullahu iu tha gazetarëve që do ua dërgojnë raportin e mbledhjes dhe aty do t’i shikojnë të gjitha vendimet, e cila nuk u prit mirë nga gazetarët.
Bordi i ZRrE i ka miratuar edhe kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale të premten, duke mos treguar për sa përqind është rritur çmimi i rrymës.
Ndërkaq, ZRrE pritet ta rrisë çmimin e rrymës deri në 16 për qind.
Ndryshe, Iniciativa “Asnjë cent më shumë” organizon protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike sot në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kjo protestë vjen pas asaj që ditë më parë u mbajt po në kryeqytet dhe që kishte një pjesëmarrje mjaft të gjerë të qytetarëve. Ditë më parë, ZRrE-ja ka arsyetuar se shkak kryesor i paralajmërimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike është çmimi në bursat e energjisë elektrike. /Telegrafi/

















































