LAJMI I FUNDIT:

Zone konfirmon performancën e Azet, top reperit shqiptar në Gjermani

Zone konfirmon performancën e Azet, top reperit shqiptar në Gjermani

Një prej klubeve më të mëdha shqiptare, Zone Club, ka konfirmuar një prej artistëve më të respektuar të hip hopit gjerman për një performancë unike gjatë verës.

Është Azet reperi i momentit në Gjermani, i cili ka thyer të gjitha rekordet në top listat gjermane.


Me albumin e fundit “Fast Life”, Azet ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve dhe të ceritifkohet edhe me Platinum për këtë sukses.

Azet është një reper shqiptar nga Prishtina, i cili ka arritur sukses të pa precedent në Gjermani në skenën e hip hopit gjerman.

Një prej këngëve të tij madje ai e ka punuar në Kosovë dhe pjesë të klipit i ka realizuar në Prishtinë, projekt i cili quhet “Koka” dhe që flet për dashurinë e tij për vendin e tij prej nga vjen.

Performancën e Azet në Zone Club e ka konfirmuar një prej pronarëve të klubit, Dekorim Sahiti, i cili shprehet i ngazëllyer me marrëveshjen.

“Në vazhdimësinë e marrëveshjeve për performancat e mëdha gjatë verës, një prej emrave ka qenë edhe Azet, i cili kthehet në Prishtinë për një performancë ‘live’ pas suksesit të madh në Gjermani. Pos tij, Zone Club ka listuar edhe emra tjerë të njohur të skenës së muzikës globale të cilat do t’i zbulojmë në ndërkohë. Vera do të jetë shumë e nxehtë…”, u shpreh Dekorim Sahiti për Telegrafin.

Zone Club me ambientin veror gjithnjë thyen rekordet me top performanca të realizuara nga yje vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Kalo në kategori