LAJMI I FUNDIT:

Zone Club pas aksionit të mbrëmshëm: Jemi tërësisht të pastër

Zone Club pas aksionit të mbrëmshëm: Jemi tërësisht të pastër

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka bastisur çdo cep të ZoneClub dhe mbi 3,000 njerëz që ishin prezent. Mirëpo, pas gjithë këtij aksioni, Policia e Kosovës nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme.

Për bastisjen që ka ndodhur mbrëmë dhe gjithë rrëmujën që ka ndodhur aty, Zone e ka bërë një njoftim zyrtar në faqen zyrtare në Facebook. Mëposhtë është postimi i plotë i Zone club.

NJOFTIM:


Klientë të nderuar,

Siç e dini, mbrëmë Zone Club ka qenë target i një operacioni të bastisjes nga Policia e Kosovës. Ne si menaxhment i Zone Club ju kërkojmë falje për shqetësimin dhe përfundimin e ndejës para kohe, pa fajin tonë.

Zone Club ka qenë dhe do të jetë partner i ngushtë i institucioneve të shtetit, për çdo lloj bashkëpunimi që iu nevojitet prej nesh. Ne si Zone, me sipërfaqe prej 950m2 dhe mbi 3000 klientë brenda, ku secili nga ta u kontrollua, e bashkë me ta edhe çdo cep i klubit, ndjehemi krenarë për punën tonë dhe mburremi me secilin nga ju që në përfundim nuk është gjetur asgjë. ZONE E PAQTË SI LOTI.

Edhe pse është prishur ndeja mbrëmë, kjo dëshmon që përveç ndejave më të mira që bëhen në Ballkan, Zone mbetet një vend shumë I SIGURT, që e ka për synim vetëm argëtimin, siç e dëshmoi edhe rezultati i operacionit të mbrëmshëm.

Menaxhmenti i ZoneClub kërkon nga Policia e Kosovës që të rikonfirmojë pastërtinë ligjore të klubit.

P.S. Duke qenë se para Zotit dhe ligjit të gjithë jemi të barabartë, mbrëmë, disa nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, e keqpërdorën detyrën zyrtare duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme ndaj menaxhmentit të Zone, stafit dhe klientëve, dhe për këtë ne do të ushtrojmë të drejtën tonë ligjore.

Zone, si çdo natë tjetër, vazhdon me ofrimin e spektakleve. Join us tonight, ëe are about to fly high.

ZONE IS BIG

Në trend Magazina

Më shumë
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Diellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Magazina
Kalo në kategori