LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Thaçi e Mustafa shkuan në dialog pa ndonjë agjendë

Zogaj: Thaçi e Mustafa shkuan në dialog pa ndonjë agjendë

Petrit Zogaj, analisti politik, ka pyetur se si është e mundur që udhëheqësit e shtetit të shkojnë në Bruksel pa asnjë agjendë.

“Si është e mundur që presidentët dhe kryeministrat kanë kaq pa dinjitet të shkojnë në një takim pa ndonjë agjendë? Jam i bindur se edhe sikur një asistent i Mogherinit ta thërriste, Thaçi do të shkonte dhe të thoshte se është i involvuar në negociata”, tha Zogaj në Zonën B të Klan Kosovës.

“Në 2011, një rezolutë e Kuvendit thotë se dialogu do të jetë i përgatitur mirë dhe me një agjendë të caktuar po tash, ne nivelin më të lartë, dhe nuk e dimë se për çfarë na kanë ftuar”, tha ai.


“Ndoshta do të përfshihet edhe çështja e murit, por Qeveria ka dhënë një mandat që muri të rrënohet. Veseli ka thënë që muri do të rrënohet më 1 a me 17 shkurt”.

“Faji që e kemi këtë Qeveri është edhe një pjesë e opozitës, nëse do ta negociojnë tash nëse ROSU do të shkojë në Veri, atëherë janë të paaftë dhe janë qenie të pashtet”, tha Zogaj.