Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Ky auditim përfshin periudhën 2018-2021 dhe ka pasur për qëllim që të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë marrë masa për përmirësimin e mësimdhënies dhe vlerësimin e nxënësve në Kosovë.
Subjekt i auditimit kanë qenë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) si dhe komuna e Prizrenit, Istogut dhe Novobërdës.
Rezultatet e këtij auditimi tregojnë se ka mangësi në metodologjinë e vlerësimit të nxënëseve dhe mos zbatim të kërkesave që dalin nga kurrikula. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) dhe shkollat nuk kanë arritur të përmirësojnë metodat e mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me kërkesat e kurrikulës dhe praktikat më të mira të nxjerra nga Agjencia Evropiane për Sigurimin e Cilësisë.
“Për rrjedhojë nxënësit vazhdojnë të marrin pjesë në orët e mësimit duke dëgjuar mësimdhënësit që ligjërojnë gjatë gjithë orëve të mësimit dhe aktivizohen vetëm në fund nëse kanë ndonjë pyetje si dhe vlerësohen përmes pyetjeve me përgjigje të shumëfishta.
Pavarësisht se procesi i vlerësimit në arsimin parauniversitar ka mangësi institucionet përgjegjëse (MAShTI, DKA-të dhe shkollat) nuk kanë ndërmarrë masa për evidentimin dhe përmirësimin e këtyre mangësive”, thuhet në raport.
Gjetjet e auditimit tregojnë se nxënësit kosovarë kanë arritur rezultate relativisht të mira në testet kombëtare mirëpo në testet ndërkombëtare, siç është PISA rezultatet e nxënësve janë shumë më të ulëta se mesatarja e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZhE) dhe më të ulëtat në rajon.
Po ashtu, institucionet përgjegjëse nuk e kanë kryer/bërë monitorimin e vlerësimit të nxënësve përgjatë gjithë vitit shkollor dhe metodat e përdorura nga mësimdhënësit.
“…Ndërsa trajnimi i ofruar për mësimdhënësit nuk dihet nëse i ka plotësuar nevojat për të përmbushur kërkesat që dalin nga kurrikula, meqë gjysma e mësimdhënësve të anketuar si pjesë e mostrës së auditimit kanë thënë se trajnimi për kurrikulën kombëtare ishte shumë i shkurtër (vetëm gjashtë ditë) duke pasur parasysh vëllimin dhe kërkesat e saj”, thuhet në raport.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, lidhur me këtë auditim ka theksuar se rezultatet e testit PISA janë shqetësuese.
Ajo theksoi se nxënësit në Kosovë po rezultojnë shumë ulët në krahasim me shokët e tyre në nivel global edhe pse në Testin e arritshmërisë qëndrojnë më mirë me rezultate, andaj sipas saj, kërkohen veprime të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për adresimin e rekomandimeve të dhëna.
Duke marrë parasysh se arsimi fillor ka një rëndësi të madhe për të gjithë komunitetin dhe është një mekanizëm i fuqishëm për rritje të qëndrueshme ekonomike, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë 9 rekomandime për institucionet përgjegjëse për rregullimin e metodave të mësimdhënies dhe vlerësimit të nxënësve.
Për më shumë lexoni raportin e plotë të ZKA-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar
QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti