Zjarri ka përfshirë sot disa vatra në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha.


"Në orët e pasdites jemi ballafaquar me disa vatra zjarri në fshatin Pakashticë, ku për fat të keq është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha. Brigada e zjarrfikësve së bashku me Policinë e Kosovës janë në terren dhe po angazhohen me kapacitet të plotë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit", ka pohuar Bulliqi përmes një postimi në Facebook.

Tutje, ai ka bërë thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura.

"Ndaj personave që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme do të ndërmerren masa ligjore dhe do të gjobiten konform ligjit"./Telegrafi/