Për zjarrin e përmasave të mëdha në fabrikën e riciklimit, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai thotë se të gjitha shërbimet e qytetit Emergjencat Civile, Zjarrfikës, Polici dhe Ushtri janë përfshirë në betejën me zjarrin”.

Ndërkohë i bën thirrje qytetarëve të evitohet zona.


“Ju lutem evitoni kalimin ne zone gjer sa situata te vihet nen kontroll!”, shkruan në Twitter Veliaj.