Një zjarr i madh ka kapluar shtegun e Liqenatit në Bjeshkët e Nemuna.
Për shkak të terrenit të vështirë, komuna e Pejës ka kërkuar ndihmën e nivelit qendror dhe KFOR-it për të shuar zjarrin.
Drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në Pejë, Gëzim Gashi konfirmoi për Telegrafin se është dërguar kërkesë për ndihmë në nivelin qendror dhe te KFOR-i.
“Zjarri në Bjeshkët e Nemuna është zonë që nuk mundemi me ndërhy përmes tokës. Prej pjesës ku përfundon rruga është 2km larg vatra e zjarrit. Terreni është shumë i vështirë se është keq, por ne kemi bërë kërkesë te niveli qendror. Janë adresua KFOR-i për ndihmë nga ajri, e kanë konfirmua sot se do të shkojnë dhe të ndërhynë për me e parandalua këtë gjendje”, tha ai.
Sipas, Gashit shkaqet e zjarrit akoma nuk dihen.
“Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, policia janë duke u marrë me rastin”, tha ai. /Telegrafi/