LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit protestojnë, duan realizimin e kërkesave

Zjarrfikësit protestojnë, duan realizimin e kërkesave

Përkundër premtimeve që Qeveria e Kosovës u ka dhënë zjarrfikësve se do përmirësojnë gjendjen e tyre, ata ende nuk kanë marrë asnjë veprim konkret, andaj zjarrfikësit kanë paralajmëruar protestën e radhës për sot.

Si kërkesa kyçe drejt institucioneve shtetërore që Sindikata e Zjarrfikësve i ka paraqitur në një konferencë për media janë nivelizimi i koeficienteve në nivel komunave, nivelizimi i rrezikshmërisë së punës me Policinë e Kosovës, të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore, fetare dhe orët jashtë orarit, të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje dhe mjete për punë.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka ka theksuar se ndonëse kanë kaluar tre muaj që kur morën zotimin se do të përmbushen kërkesat e tyre, ende nuk ka asnjë veprim në këtë drejtim nga institucionet përkatëse.


Sipas tij, për kërkesat e tyre nuk ka pasur koordinim në mes Ministrisë së Financave, Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ai tha se për shkak të injorancës së institucioneve ata po detyrohen që të mbajnë protestën më 15 nëntor, pasi që nuk kanë rrugëdalje tjetër.

Zjarrfikësit me qëllim që kërkesat e tyre të plotësohen patën protestuar edhe më 12 korrik, dhe se me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj ishte themeluar një komision qeveritar që do të merrej me përmirësimin e gjendjes së këtyre punëtorëve.

Protesta nis nga parkingu i Pallatit të Rinisë, ora 10:30, për të vazhduar para objektit të Qeverisë në ora 11:00. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori