Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku për zjarre nëpër pyje. Por autoritetet kompetente vazhdojnë të ballafaqohen me mungesën e shumë pajisjeve elementare për tu përballur me zjarret. Kjo për faktin edhe të mos investimit të mjaftueshëm në makineri konkrete dhe pajisje tjera. Nga Drejtoria e Pyjeve Kombëtare thonë se kanë nevojë si për resurse teknike ashtu edhe për njerëzore. Drejtori Valentin Gruevski, shton se së shpejti do të hapin tender për disa nga mjetet e domosdoshme për intervenim.
“Javën e ardhshme publikojmë tender për furnizimin e 150 spërkatëse, të cilat do të ndahen në të gjitha njësitë tona dhe dorëzojmë kërkesë për 11 automjete terreni të cilat krahas asaj që do të transportoheshin njerëzit që duhet të arrijnë tek zjarri do të përdoreshin edhe për transportimin e pajisjeve kundër zjarrit. Diku rreth 30 milion denarë është shuma që është në programin tonë investues, duhet të marrim vetëm miratim sepse ne si Pyje Nacionale vetë do i furnizojmë”, tha Valentin Gruevski, Drejtor i Pyjeve Kombëtare.
Gruevski thotë se presin edhe pesë automjete donacion nga një agjenci zvicerane. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se në dispozicion kanë vetëm një aeroplan për shuarjen e zjarreve, por nuk tregojnë se kur do të jetë gati edhe aeroplani i dytë.
“Në vijim është furnizimi publik për 15 automjete me pompa për shuarjen e zjarreve të cilat do të jenë të dedikuara për nevojat e forcave të republikës në pajtueshmëri me ligjin për zjarrfikës… për përdorimin e ‘Air traktorëve’ ka procedurë të shkruar. Njëri aeroplan tani është këtu dhe në vijim është trajnimi i pilotëve. Ky është trajnimi procedural që patjetër të zbatohet. Procedurat zbatohen për dy aeroplanët tjerë të cilët duhet të shkojnë në Spanjë, kështu që këtë sezon, në pajtueshmëri me procedurat do të kemi dy aeroplanë në dispozicion të plotë për ballafaqim me zjarret në hapësirë të hapur”, deklaroi Maja Timovska, DMSH.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me krizat, Stojanço Angellov thotë se këtë vit do të kenë plus tre helikopterë të adaptuar për shuarjen e zjarrit, një të MPB dhe dy të Armatës. Ai shton se shteti duhet të bëjë shumë më tepër investime për të shmangur katastrofat me djegien e pyjeve
“Na duhen më shumë helikopterë, cisterna, ose ato automjetet me cisterna të cilat kanë pompa për hedhjen e ujit me largësi më të madhe, na duhen ata që do ti quaja, cisterna të vogla pyjore, të cilat janë vetura si Xhipa të cilat mbajnë deri në 500 – 600 litra ujë por që lehtë mund të qarkullojnë në terrene të vështira malore”, deklaroi Stojanço Angellov.
Gjatë vitit të kaluar, vendi u përfshi nga zjarre të shumta të pyjeve, sidomos në pjesë lindore. Për gjithë vitin u dogjën rreth 6 mijë hektarë pyje ndërsa shteti u dëmtua me rreth 420 milion denarë. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës