LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit e Zubin Potokut në grevë, shkak rrogat

Zjarrfikësit e Zubin Potokut në grevë, shkak rrogat

11 zjarrfikës nga Zubin Potoku kanë hyrë në grevë për shkak se nuk i kanë marrë rrogat.

Ata kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë para ndërtesës së komunës çdo ditë nga ora 08:00 deri 15:00 dhe nuk do të punojnë derisa të zgjidhen çështja e pagave.

Darko Radojeviq nga brigada e zjarrfikësve në Zubin Potok ka thënë për Kontakt Plus se janë detyruar që të hyjnë në grevë mbi pagat e papaguara, transmeton Klan Kosova.


Ai tha se, edhe pse rregullisht shkojnë në punë dhe ndërhyjnë në raste të zjarreve, nuk kanë marrë rrogë qe 19 muaj në krahasim me zjarrfikësit e tjerë dhe punëtorët e integruar të Mbrojtjes Civile të cilët marrin paga nga Prishtina.

Radojeviq ka deklaruar se kryetari Stevan Vuloviq iu ka thënë se kanë para në buxhet, por që nuk mund të paguhen pa aprovimin e Prishtinë.
Ndërsa Miran Demiri, përfaqësues i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Prishtinë, tha se problemi qëndron tek kryetari i kësaj komune. /Telegrafi/