LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në rend dite të mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë

Zjarret në rend dite të mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sonte mban mbledhje për masat dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren për shuarjen e zjarreve në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për konkluzionet e mbledhjes së Qeverisë kumtesë për mediat do të japë ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, i cili është kryesues i Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me krizat, në ora 20:30, te ndërtesa e Qeverisë./Telegrafi/