Numri i vatrave të zjarreve që u shfaqën gjatë ditëve të kaluara në disa prej komunave të Kosovës, është duke rënë.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Nehat Koçinaj.
“Vazhdimësia e situatës me zjarre fushore dhe malore në gjithë territorin e Kosovës sot paraqitet dukshëm më e qete. Përveç një zjarri në Shalë të Bajgores i cili është në reagim nga kapaciteti lokal dhe i menaxhueshëm, të gjitha vatrat e zjarrit në Komuna tjera të cilat ishin aktive përcillen nga afër dhe monitorohen për t’u mos u riaktivizuar”, u shpreh Koçinaj.
Ai shtoi se në komunën e Vitisë dhe Pejës ende po përcillen nga afër vatrat e zjarrit dhe sipas nevojës reagohet me kapacitet lokal te Njësive Profesionale Zjarrefikje Shpëtim-NJPZSH.
“Kapaciteti i Agjencisë Menaxhimit Emergjent – QO AME me Qendrat Operative Emergjente- QOE 112 vazhdon te përcjell zhvillimet dhe koordinimin e mbështetjes për autoritetin lokal ne gjithë territorin 24/7”, u shpreh Koçinaj.
Në anën tjetër Angjenica Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna në Shtupeq është i menaxhueshëm nga kapacitetet lokale.
“Nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – QOE (Qendrat Operative Emergjente) 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë Menaxhimit Emergjent- QO AME në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës. Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 05 Gusht 2021 në Komunën e Vitisë , fshati i Ri, ku ndër veprojnë te gjitha kapacitetet ne dispozicion te Komunës përkatëse, ndërsa ne ndihme sipas nevojës u janë vene ne dispozicion edhe Komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Situata në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna lokacioni Shtupeq është e menaxhueshme nga kapaciteti lokal”, thuhet në njoftimin e AME-së.
Kurse në Rajoni i Prishtinës janë shpërfaqur dy zjarre, ajo në lagjen Marigona dhe Barilevë e të cilat janë të lokalizuara ne tërësi.
Tutje në njoftim thuhet se “Komuna e Drenasit ,Fshati Zabel i epërm i lokalizuar; Lipjan, Fsh.Llugagji dhe Fsh.Vrshec zjarre te lokalizuara, ; Obiliq, Fsh, Hamidi, zjarr fushore i lokalizuar, ; Shtime, Fsh.Godanc, zjarri i lokalizuar”, thuhet në njoftimin e AME. Rajoni i Prizrenit, Komuna Prizren, Fsh. Mushnikove dhe Fsh. Lubizhde e Hasit te eliminuara zjarret.; Malisheve, Fsh. Vermice dhe Fsh. Pagarushe, te lokalizuara zjarret.; Rahovec, Fsh. Ratkoc i shuar tërësisht,; Dragash, nuk ka asnjë ,; Mamushe, zjarr fushore i lokalizuar. Mitrovicë Jug dhe Mitrovice Veri, aktualisht vatër zjarri nuk ka ne asnjë nga Komunat”.
Si rrjedhojë e kësaj , Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) në koordinim me Qendrën Operative të Ministrisë se Punëve te Brendshme monitoron gjendjen 24/7 dhe koordinon mbështetje nivelit lokal.
Si pasojë e reagimit të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit (NJPZSH) është raportuar për disa lëndime trupore të zjarrfikësve por fatmirësisht jo me rrezik për jetë. Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar ne periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll te rrepte ), dhe te raportojnë zjarret sa me shpejte ne numrin unik emergjent- 112 pa pagesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“U dëgjuan breshëri të të shtënave”, Bajrush Xhemajli dhe Kamber Buqolli dëshmojnë për maltretimet në burgun e Dubravës

Mickoski: Ekonomia po rikuperohet, do të kemi rritje të investimeve të huaja

As epopeja e UÇK-së nuk i bashkon veteranët dhe Qeverinë e Kosovës

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi