LAJMI I FUNDIT:

Zjarret djegin pyje e kullota në Shëngjin ndërhyn helikopteri për shuarje

Zjarret djegin pyje e kullota në Shëngjin ndërhyn helikopteri për shuarje

Vatrat e zjarrit, të cilat janë aktive prej tre ditësh në Shëngjin rrezikojnë kurorën e gjelbër të kësaj zone. I favorizuar dhe nga era, zjarri është përhapur në dy drejtime, mbi qytetin e Shëngjinit dhe nga ana e Ranës së Hedhun.

Për shuarjen e flakëve ka ndërhyrë edhe një helikopter, ndërkohë që po punojnë edhe 4 mjete zjarrfikëse për të bërë të mundur parandalimin e flakëve që të mos ulen në zonën e plazhit.

Më herët gjatë paradites së kësaj të hëne, një zjarr është shfaqur në masivin me Pisha, mbi qytetin e Gjirokastrës. Vatra mbi parkun natyror të Viroit rrezikon të dëmtojë kurorën e gjelbër të qytetit. Re të mëdha tymi kanë mbuluar Gjirokastrën, ndërsa zjarri po përhapet deri në malin e Gjerë, transmeton “vizionplus.tv”.


Strukturat e emergjencës dhe pushtetit vendor për shkak të terrenit malor po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

Po ashtu prej tre ditësh në malin e Lozhanit në Korçë vazhdojnë të digjen sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, ah dhe kullota. Zjarrfikës si dhe punonjës te shërbimit pyjor janë duke punuar për vënien nen kontroll te flakëve. Por terreni dhe temperaturat e larta e vështirësojnë shuarjen e vatrave te zjarrit.

Edhe në pyjet e Maliqit zjarri po përhapet me shpejtësi, megjithëse prej disa ditësh në këtë zonë janë duke punuar dy mjete zjarrfikëse. Temperaturat e larta dhe era kanë vënë në vështirësi të gjithë personat që janë të angazhuar në fikjen e zjarrit pasi vatrat e reja po shfaqen gjatë punës për të izoluar flakët.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori