Të paktën 40 emigrantë humbën jetën kur anija me të cilën po lundronin mori flakë pranë bregut të Haitit, njoftoi të premten agjencia e OKB-së dhe dëshmitarët shpjeguan se tragjedia ishte shkaktuar nga një ritual vudu.
Tragjedia ndodhi të mërkurën dhe sipas agjencisë së OKB-së, ajo ilustron edhe një herë shkallën e krizës që ka goditur vendin e varfër të Karaibeve, të minuar nga bandat dhe pasiguria dhe me qindra mijëra njerëz të zhvendosur.
Sipas të mbijetuarve, zjarri shpërtheu në anije kur një pasagjer ndezi një qiri për të kryer një ‘ceremoni’ vudu dhe kishte benzinë në bord, tha një zëdhënës i kompanisë së transportit për AFP.
Ritet vudu praktikohen ndonjëherë nga migrantët që shkojnë në det për të mbrojtur vendkalimet dhe për të shmangur rojet bregdetare.
Anija me “më shumë se 80 persona” u largua nga Labadie në veri të Haitit dhe u nis për në ishujt Turks dhe Kaikos, një arkipelag 250 kilometra larg, të mërkurën, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Roja Bregdetare e Haitit shpëtoi 41 migrantë, të cilët u kujdesën nga IOM, njëmbëdhjetë prej tyre u transferuan në spital për trajtim, përfshirë edhe djegiet, njoftoi agjencia e OKB-së.
Shtatë persona të plagosur janë në gjendje të rëndë, tha Arold Jean, zëdhënës i policisë haitiane në departamentin Nord, duke përshkruar “një zjarr të ndjekur nga një shpërthim”.
“Hetimi vazhdon me qëllim gjetjen e të mbijetuarve të tjerë”, ka theksuar ai, duke shtuar se hetimi është hapur për “identifikimin dhe thyerjen e rrjeteve që organizojnë këto udhëtime sekrete”.
“Situata socio-ekonomike në Haiti është në agoni. Dhuna ekstreme e muajve të fundit vetëm sa i ka inkurajuar haitianët që të përdorin edhe më shumë masa të dëshpëruara për t’u larguar nga vendi”, reagoi kreu i misionit të IOM-it në vend, Gregoire Goodstein. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump dëshiron të “pastrojë” Gazën – ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin “do të na vrasë të gjithëve”
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd – kjo do të zgjasë 24 orë
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama