Zjarr masiv në Vorë, rrezikohet një fabrikë fishekzjarresh (Video)

Situata e zjarreve nuk ka të sosur në vend. Një i tillë me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Kuç të Vorës, në dalje të kryeqytetit Tiranë me drejtim të Durrësint.Sipas raportimeve paraprake, forca të shumta ushtrie dhe disa dhjetëra zjarrfikës me automjetet e posaçme kanë shkuar në zonë për të shuar flakët e zjarrit.
Numri kaq i lartë i të angazhuarve për të neutralizuar këtë zjarr masiv bëhet pasi raportohet se flakët rrezikojnë një fabrikë fishekzjarresh, që mund ta përshkallëzojë situatën.
Masa e parë e marrë prej forcave ushtarake dhe zjarrfikësve është krijimi i një perimetri sigurie përreth fabrikës, duke prerë shkurret e bimësinë, për të mos lejuar flakët të përfshijnë ndërtesën.
Nga
Telegrafi
10/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































