LAJMI I FUNDIT:

Zjarr i madh në rrugën Dragash-Zhur

Zjarr i madh në rrugën Dragash-Zhur

E plotësuar: Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka bërë të ditur se zjarri në rrugën Dragash-Zhur është nën kontroll.

Zëdhënësi i AME-së, Nehat Koqinaj ka thënë për Telegrafin se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i zjarrfikësve.

“Zjarri është nën kontroll, rojet e pyllit me zjarrfikësit janë në vend ngjarje”, u shpreh Koqinaj.


Ai shtoi se nuk ka arsye për frikë.

“Nuk ka arsye për frikë për zgjerim ose dalje nga kontrolli të kësaj vatre të zjarrit”, u shpreh Koqinaj. /Telegrafi/

—-

Vendet e rajonit janë duke u përballur me zjarret tash e ca ditë. Njëjtë ishte edhe situata në Kosovë disa ditë më parë.

Mbrëmjen e së martës, një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë në rrugën Dragash-Zhur konkretisht mbi deponin e mbeturinave.

Telegrafi ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aty ka dalë vetëm një patrulle e policisë dhe se ekipi i zjarrfikësve nuk ka arritur ende.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori