“Unë jam një murg që e mbaj vet çelësin e qelisë sime”, kështu e nis shkrimtari Zija Çela rrëfimin e çlirët mbi krijimtarinë e tij letrare për studentët e departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë edhe Filologjisë, teksa i këshillon ata që të ndërtojnë vet ëndrrat e tyre.
Ndonëse tregon se jeton vetëm me bashkëshorten e tij edhe del shumë rrallë, ai shkruan një roman çdo vit, e prej kësaj nuk ndihet asnjëherë vetëm. I lindur edhe i rritur në qytetin e Shkodrës, në një familje me shtatë fëmijë, me pak bukë dhe pa libra, Çela kujton dilemat që kishte për fatin e tij, që në vegjëli.
“Kam pasur tre vëllezër edhe tre motra para meje; ndonjëri nuk përfundoi as shtatëvjeçaren. Por, çdo të bëja unë, cili do të ishte fati im?”, rrëfen shkrimtari, që më tej kujton librat e parë që ka lexuar. Lira që i ruan edhe sot. “Njëherë u sëmura. Isha në klasë të katërt. I kërkova nënës një libër edhe ajo më solli çantën. I thashë dil njëherë në komshi moj nënë e më gjej një libër jashtëshkollor. Doli edhe më solli dy libra, një të një autori të panjohur edhe librin ‘Princi i lumtur’ i Oscar Wilde. Kanë kaluar mbi 60 vjet edhe sot e kësaj dite unë e kam në shtëpi. Ai libër është një shenjat e para që më ka ardhur në jetë. Më pas kam lexuar edhe një tjetër libër, që të iluminonte shpirtin ishte ‘Vallja e Yjeve’ e Lasgush Poradecit”.
Edhe kështu do të vazhdonte jeta e shkrimtarit, që më pas i ra në duar edhe “Vallja e Yjeve” e Lasgush Poradecit, derisa do të emërohej mësues në fshatrat malore të Kukësit, aty ku do të shkruante me kandil romanin e tij të parë.
“Unë mund të jem shkrimtari i fundit shqiptar, i brezit tim, që ka shkruar libër me kandil. I vura titullin librit, ‘Mbas malit ka jetë’. Me këtë titull përfundon viti shkollor e shtypa edhe e lashë në shtëpinë botuese ‘Naim Frashëri’. Më pas u bëmë me djalë, kishte ardhur në jetë Dritani. Koha kalonte dhe s’merrnim përgjigje për librin. Aq sa një ditë isha duke ecur me bashkëshorten edhe njerëzit na uronin për botimin e tregimeve në gazetën ‘Drita’. Libri u botua, edhe në vend të ‘Pas malit ka jetë’ doli me titullin ‘Yje mbi lumë’”, vijon të tregoj shkrimtari. “Ndodh ndonjëherë, që vullkanet bashkë me llavën nxjerrin nga thellësitë e nëntokës diamante. Ndërsa, një shkrimtari i duhet që duke e përmbajt përbrenda tërë emocionin, të nxjerrë në sipërfaqe vetëm xhevahire. Aq sa tunduese është do edhe kujdes, se jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Shumë lehtë mund të mashtrohesh apo të mashtrosh të tjerët. Krijimtaria serioze e tejkalon pasionin. Është kryesisht sublimi, është vuajtja e ëmbël e një fillimi të ngadalshëm, por e vetëdijshme edhe të pamatshme”.
Këshilla që ka për studentët, që kanë zgjedhur që të kryejnë studimet e larta për letërsi është: “Ndërtoni një ëndërr, nëse e ndërtoni ëndrrën edhe nëse shkoni drejt saj një ditë ajo realizohet. Edhe tërheqja pas një ëndrre realizohet, është si një dritë që ti shkon drejt saj. Drita që ka ëndrra është fikse, të pret ty. Edhe nëse ju e dëshironi këtë, shkoni edhe arrini atë”! /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Prishtina e ëndrrave dhe dëshpërimit të madh
Bizneset e mëdha dhe regjimi nazist
Të lexuarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova