LAJMI I FUNDIT:

Zidane thotë se pushimi ishte arsyeja e largimit të Ronaldos

Zidane thotë se pushimi ishte arsyeja e largimit të Ronaldos
Zidane

Zinedine Zidane ka mohuar se Real Madridi është i varur plotësisht nga Cristiano Ronaldo pas barazimit prej 1-1 në shtëpi ndaj Atletico Madridit.

Ronaldo vazhdoi me vitin fenomenal të tij kur arriti që të konkretizojë me një volej në portën kundërshtare.

Zidane ngriti shumë polemika kur largoi Ronaldon në fillim të pjesës së dytë, teksa Benzema u inkuadrua në lojë.


“Ishte vetëm pushim për të”, tha Zidane, duke sqaruar largimin e Ronaldos para ndeshjes kthyese ndaj Juventusit.

“Ne kemi shumë ndeshje, kjo është e tëra. Ndonjëherë ai ka nevojë që të pushojë”.

“Cristiano është Cristiano, ai ka qenë ky lojtar që është gjithë jetën, duke shënuar nga 50 gola për sezon”.

“E vërtetë, askush nuk e bën këtë. Por, edhe të tjerët mund të shënojnë dhe ne duhet të mendojmë për anët pozitive. Jam i kënaqur me lojën, por është mëkat që nuk fituam ndeshjen pasi patëm raste. Kemi mundur edhe ta humbim ndeshjen”, përfundoi Zidane.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

La Liga
Kalo në kategori