Zidane i sinqertë: E merituam humbjen, por kjo nuk do të ndikojë te lojtarët

Real Madrid ka pësuar humbje në kuadër të La Ligës.
Madrilenët pësuan humbje si mysafir të skuadrës së Sevillës me rezultat 2-1.

Pas takimit kas folur trajneri Zinedine Zidane, i cili ka pohuar se andaluzianët e kanë merituar fitoren.
“Humbja ishte logjike, brenda asaj që kemi bërë, sidomos në pjesën e parë, ne nuk kemi krijuar asgjë, nuk kemi bërë asnjë shans, ata kanë shënuar dy gola".
"Kemi bërë një pjesë të dytë më të mirë, me shanse, me më shumë lëvizshmëri, por na kanë dhënë një gol të tretë që na nxori jashtë lojës, kemi shënuar dy gola, por e merituam humbjen ”
Ai më tutje pohoi se "ndjehet i zhgënjyer, por kjo nuk do të ndikojë te lojtarët. Të shtunën kemi ndeshjen tjetër. Kur keni një humbje nuk mund të jeni të lumtur. Por kjo nuk do të ndikojë në asgjë në atë se çfarë do të bëjmë deri në fund të sezonit.”
Ndërkohë, Reali do të luajë gjatë ditës së shtune para shikuesve të vetë kundër Celta Vigos. /Telegrafi/



















































