Zinedine Zidane nuk ka asnjë lojtar të tipit të Casemiros në skuadër dhe mungesa e tij po e zemëron shumë për ndeshjet e ardhshme.

Mesfushori brazilian ka pësuar një frakturë në këmbë në fitoren 2-0 ndaj Espanyolit dhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e konsideron si një mungesë të rëndësishme.


“Në pozitën e Casemiro askush nuk është tamam si ai, por ideja është që të kërkohet topi dhe të luhet në fushën e kundërshtarit”, deklaroi fillimisht trajneri i Real Madridit.

“Ideja jonë është gjithmonë e njëjta varësisht nga organizimi, të luajmë në pjesën e tyre të fushës”, përfundoi Zidane.

Ndryshe, sipas medieve spanjolle, Casemiro, pritet të mungojë së paku tri javë për ‘Los Blancos’. /Telegrafi/

telegrafi sport app