LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet në dialog, Abdixhiku ftohet për vizitë zyrtare në Paris

Zhvillimet në dialog, Abdixhiku ftohet për vizitë zyrtare në Paris

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me ftesë të autoriteteve franceze do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Paris.

Në njoftimin për media të LDK-së thuhet se gjatë ditëve në vijim Abdixhiku do të takohet me zyrtarë institucional të shtetit të Francës, për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike, dialogun dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Ndryshe, në dialogun Kosovë-Serbi së fundmi ka pasur disa zhvillime.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një takim të mbajtur më 27 shkurt kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.

Marrëveshja – për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve – nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga BE-ja.

Marrëveshja në thelb është një shtesë e marrëveshjes së arritur më 2013 në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila ka paraparë normalizimin e marrëdhënieve, pasi Kosova e ka shpallur pavarësinë më 2008 – veprim që Serbia nuk e ka pranuar kurrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori