DR.Jasna Atanasovska – Specialist Pediatër reumatokardiolog në Klinikën Zhan Mitrev
Zhurma në zemër tek fëmijët është çështja me të cilën përballet shpesh mjeku pediatër, dhe kjo ndikon në dhënien e udhëzimeve për dërgim të fëmijës në kontrolle të mëtutjeshme. Kjo dukuri, zhurmë në zemër, shpesh ndjell frikë dhe ndjenjë pasigurie tek prindërit. E gjithë kjo vjen nga keqkuptimi dhe paradispozitë për identifikim i ndonjë anomalie në zemër.
Për të mos krijuar panikë dhe frikë në familje është mirë që të dihen disa informata lidhur me zhurmën në zemër tek fëmijët, dhe gjendjet e ndryshme të lidhura me këtë shfaqje.
Diapazoni i shfaqjes është i gjërë dhe mund të ndodh tek fëmijët e shëndetshëm por edhe tek fëmijët me anomali të ndryshme.
Çka është zhurma në zemër dhe si zbulohet?
E pafajshme ose zhurma funksionale e zemrës së shëndoshë. Ndodh tek 80 përqind e fëmijëve të shëndoshë. Ndodh për shkak të vibracioneve të strukturave normale të brendshme të zemrës, gjatë rrjedhjes së gjakut. Ndërtimi vijor në gjoksun e fëmijëve mundëson që ky zë i zhurmave të zemrës të dëgjohet edhe prej jashtë, të cilin ne e dëgjojmë dhe e definojmë si zhurmë e zemrës.
Kjo dukuri mund të shfaqet menjëherë pas lindjes dhe mbylljes së komunikimeve fetale e deri në pubertetin e fëmijëve, por mund të humbet ndërkohë edhe spontanisht.
Kjo llojë zhurme dallon nga zhurma patologjike që shfaqet tek fëmijët. Intensiteti i zhurmës nuk është i vazhdueshëm. Fëmijët me zhurmë në zemër nuk duhet të ndalohen nga aktivitetet fizike.
Gjithashtu, shfaqet edhe rënie e rritmeve të zemrës, si rezultat i ndonjë ndezje apo ndryshim të punës së endo-miokardit, që në shumicën e rasteve vërehen në moshën madhore. është e rëndësishme që të ndjeket ecuria dhe të vlerësohet anomalia.
Për fat të keq, zhurma në zemër te fëmijët mund të jetë tregues edhe i sëmundjeve serioze, siç janë sëmundjet e lindura të zemrës, sëmundjet e ndezjes së zemrës dhe dobësia e zemrës, dhe tjera.
Te fëmijët, si patologji më e shpeshtë gjatë zhurmave në zemër janë kardiopati të lindura dhe të ndërtuara brenda zemrës.
Bëhet fjalë për disa grupa të anomalive, me keqndërtim të anatomisë së zemrës të nisur që nga periudha embrionale, kur formohet zemra. Anomalitë e ndryshme janë të disa llojeve, nga më të lehta që nuk ndikojnë në punën e zemrës dhe nuk japin shenja klinike, përveç zhurmës, e deri tek komplikimet më serioze që e rrezikojnë vitalitetin e zemrës.
Tek problemet më të mëdha të zemrës ka edhe disa simptome tjera dalluese, siç është lodhja, marrja e frymës, ndryshim i ngjyrës së trupit, humbje e vetëdijës dhe tjera.
Për të mos bërë gabime, preferohet kontroll ehokardiograf tek fëmijët me zhurmë në zemër. Me vlerësimin e mjekut që e ndjek shëndetin e fëmijës, shikimi me ultrazë duhet të realizohet menjëherë apo mund të pritet edhe pak kohë, duke u bazuar në karakterin e zhurmës dhe gjendjen e fëmijës.
Kontrolli me eho është metodë që nuk dëmton dhe është një ndër metodat më të sigurta për të dalluar zhurmën në zemër tek fëmijët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë