Veterani i automobilizmit kosovar, Përparim Dushi, nuk e ka ndërmend të pensionohet. Përkundrazi, pas pranimit të Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK) në Federatën Ndërkombëtare (FIA), Dushi i ka shtuar edhe më tepër përgatitjet dhe investimet.
“Ky është pasioni im dhe nuk mund të heq lehtë dorë prej tij”, ka thënë Dushi, i cili në komunitetin e automobilizmit më tepër njihet si Zhuqa.
Ai garon tash e 16 vjet dhe e njeh mirë çdo metër të shtigjeve ku mbahen garat.
“Jam garuesi më i vjetër që aktualisht janë në garë, por unë kam ende shumë energji dhe sigurisht që do të vazhdoj edhe për disa vjet”, ka shtuar Dushi, i cili njihet edhe për temperamentin e tij.
“Çmendurinë” e radhës ai e ka bërë këto ditë, duke e blerë një bolid tejet atraktiv.
“Kur është në pyetje meraku, unë nuk i shikoj shumë llogaritë. Ende nuk e di saktë sa kam investuar, por gjithsesi që bëhet fjalë për shifra të mëdha”, ka bërë të ditur Dushi.
Pas dominimit absolut në kampionatin e kaluar, gjatë të cilit garoi në kategorinë e tretë, Zhuqa sivjet do të paraqitet në kategorinë e dhjetë dhe sfidat kryesore do t’i ketë në garat ndërkombëtare.
“Sapo e kam blerë bolidin e ri dhe jam i gatshëm për gara. Sigurisht që nga kjo fundjavë, kur mbahet gara në Prevallë unë do të jem i rregullt dhe shpresoj të përsëris suksesin e vitit të kaluar, por gjithsesi që synimi im është të arrij rezultate të mira edhe në garat ndërkombëtare”, ka theksuar Dushi, i cili në pronësi të tij e ka edhe një Audi, po ashtu shumë konkurruese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Glamping" me automjete elektrike arrin nivelin tjetër

Probleme të reja për Teslën - çmimet e veturave të përdorura po bien në mënyrë dramatike

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Maybach në formë të furgonit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës