LAJMI I FUNDIT:

Zhiviç premton shtyrjen para kërkesës së OAK-së

Zhiviç premton shtyrjen para kërkesës së OAK-së

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) në takimin me Ministren e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç, kanë diskutuar lidhur me pengesat të bërit biznes për sektorin minerar.

Sipas njoftimit për media, kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ka thënë se OAK është duke lobuar në zgjidhjen e problemeve të këtij sektori.

“Kërkesë e Odës së Afarizmit të Kosovës dhe bizneseve anëtare është të ndryshohen Udhëzimet Administrative, ashtu që hapësira të jepet në shfrytëzim për një periudhë më të gjatë kohore, dhe të mos kufizohet sipërfaqja. Ndër të tjera, u kërkua edhe shfuqizimi i vendimit për ndalim të ndërrimit të përkohshëm të pasurisë së paluajtshme dhe ulja e tarifës prej 2000 euro për hektar në 50 euro ashtu siç është për kullosa”, thuhet në njoftimin për media.


Sipas njoftimit, Krasniqi theksoi që marrja e vendimit për ndryshim të këtyre udhëzimeve përveç që do të krijonte lehtësira për sektorin minerar, do të ndikonte pozitivisht edhe në zhvillimin e tërësishëm të bujqësisë dhe ardhjen e investitorëve të huaj.

Në njoftim thuhet se, ministrja Zhiviç theksoi që rritja dhe zhvillimi i bizneseve ndikon edhe në rritjen e punësimit në vend, duke premtuar se bazuar në ligj do të bëjnë çdo gjë për përmirësim të gjendjes momentale.

Sipas komunikatës, zëvendësministri i MBPZHR-së Boban Stankovic, shtoi se e kanë marrë shumë seriozisht kërkesën e OAK-së, dhe se sipas tij kjo është arsyeja kryesore për të cilën kanë krijuar një komision të veçantë i cili do ta shqyrtoj më detajisht.

Ndërsa, kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës (APK), Ahmet Zenjullahu, veçoi që problemet e bizneseve janë probleme edhe të tyre dhe se, sipas tij, KPMM merr vendime vetëm për minierale, ndërsa APK-ja për hapsirën e tokës.

Në njoftim thuhet se palët u dakorduan që ndryshimi i kufizimit të sipërfaqes dhe çmimit mund të ndryshohet nga Ministrja Zhiviç, ndërsa kohëzgjatja e tokës është e rregulluar me ligj, ashtu që ndryshimi i saj duhet të bëhet në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Kalo në kategori