Beteja për reformimin e sistemit të drejtësisë do të jetë një nga sfidat kryesore të institucioneve gjatë vitit 2020, pasi viti që kaloi, në këtë sferë është vlerësuar thuajse i dështuar, jo vetëm nga ekspertët juridikë, por edhe nga drejtuesit e partive në pushtet.
Qeveria synon vazhdimin e konsolidimit të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë, të cilat ende i konsideron si “të kapura” nga regjimi i kaluar, siç e quan qeverisjen dhjetëvjeçare të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.
“Disa fusha të caktuara të shoqërisë, në veçanti pjesa që ka të bëjë me drejtësinë, apo Gjyqësorin, mbetet bastioni i fundit i Gruevskit dhe regjimit të tij dhe me të drejtë qytetarët, por edhe vetë ne nuk mund të jemi të kënaqur me atë që është arritur, pasi ende struktura të caktuara kanë ndikim në vendimet që merren në këtë sferë”.
“Por, ne do të bëjmë çmos që ta përmirësojmë këtë gjendje, që të kthejmë funksionimin e shtetit ligjor, që qytetarët të kenë besim në institucionet e drejtësisë”, thotë Lupço Nikollovski, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Social-Demokrate.
Por, nga VMRO DPMNE-ja për gjendjen në gjyqësi kanë fajësuar pikërisht Qeverinë, e cila sipas zëdhënësit të kësaj partie, Dimçe Arsovski, “kulmin” e arriti me rastin “Reketi” dhe shkatërrimin e Prokurorisë Speciale, e cila u dëshmua se ishte në shërbim të pushtetit për të luftuar përfaqësuesit e opozitës”.
Për të përmirësuar gjendjen, në të cilën ndodhet Gjyqësori, fillimisht BDI-ja e më pas edhe partitë tjera, kishin paralajmëruar procesin e vettingut, apo të verifikimit të pastërtisë, jo vetëm të gjykatësve. por edhe të zyrtarëve të tjerë.
“Do të jetë një proces i kontrollimit të figurave të propozuara për zyrtar shtetëror, apo gjykatës e prokurorë që pretendojnë t’iu shërbejnë qytetarëve. Ata duhet të kalojnë në një proces të vettingut që do të konfirmonte pastërtinë e secilit prej personaliteteve që do të zgjidhen”, ka deklaruar Artan Grubi, deputet i BDI-së.
Vlerësime negative për reformat në drejtësi kanë edhe njohësit e çështjeve juridike, sipas të cilëve ngecjet në këtë sektor gjatë vitit 2019 do të reflektohen edhe në vitet e ardhshme.
“Tani kur jemi në prag të zgjedhjeve, kanë nisur të flasin për vetting, që më tepër i ngjan fushatës elektorale dhe premtimeve parazgjedhore. Kjo nuk është në rregull pasi vettingun nuk guxon ta realizojnë partitë. Këtë proces duhet ta zbatojë një trup i veçantë me pjesëmarrjen e profesionistëve që nuk kanë asnjë të kaluar politike, kriminale apo që nuk kanë marrë pjesë në asnjë organ shtetëror, qoftë edhe mbikëqyrës apo si bashkëpunëtor i jashtëm”, thotë Davidoviq.
Zhgënjimi me drejtësinë
Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tetovës, thotë se gjatë vitit 2019 nuk kishte reforma, por “vetëvrasje” në drejtësi duke rikujtuar me këtë rast Prokurorinë Speciale, e cila ndërpreu punën për shkak të skandaleve të shumta që kulmuan me arrestimin e ish-kryeprokurores Katica Janeva, e akuzuar së bashku me dy persona të tjerë për rastin “Reketi”, të zhvatjes së 1.5 milion eurove nga një biznesmen.
“Ky vit mund të them se ishte edhe vit i vetëvrasjes së gjyqësisë, humbja e shpresës së fundit të qytetarëve. Ky vit vlerësoj se do t’i mbajë peng edhe vitet e ardhshme pasi nuk ndodhën reformat e mirëfillta, kishim dështimin e Prokurorisë Speciale, kishim dështimin e asaj që njihej si luftë e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
“Të gjitha këto janë ato elementet që e kanë karakterizuar vitin 2019, por që do të mbajnë peng edhe vitet në vijim. Pra, konsideroj se politikanët janë ata që e mbajnë peng komplet sistemin gjyqësor dhe vetë shtetin pasi janë në shërbim të individëve, por jo dhe në funksion të asaj që e parasheh Kushtetuta dhe ligjet në përgjithësi”, deklaron Selmani.
Ai konsideron se procesi i reformave në Gjyqësor në vitin 2020 patjetër të përfshijë edhe ekspertë të jashtëm, të cilët do të monitoronin gjithë procesin, qoftë të vettingut, apo të pastrimit të Gjyqësorit nga elementet të korruptuar dhe të ndikuar nga partitë politike./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025