LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski-Byrnes: Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të nga miq në aleatë

Zhernovski-Byrnes: Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të nga miq në aleatë

Zv. Ministri i Jashtëm Andrej Zhernovski u takua sot me ambasadoren e SHBA-ve Kate Marie Byrnes. Në takim u diskutua për bashkëpunimin midis dy vendeve, përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe çështje që lidhen me stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit. Gjithashtu u bisdeuan edhe çështjet aktuale dhe globale me rëndësi për paqen dhe prosperitetin botëror.

Në takim u konfirmua se Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara ruajnë dhe forcojnë me sukses partneritetin e vendosur strategjik në interes të qytetarëve të të dy vendeve, si dhe arritjet e qëllimeve të përbashkëta të prosperitetit demokratik në rajon dhe në veprime të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit.

Në një bisedë me ambasadoren Byrnes, Zhernovski shprehu mirënjohje për ratifikimin e protokollit për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Senatin e SHBA-ve, i cili është i një rëndësie të veçantë në përfundimin e këtij procesi për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO.


Ambasadorja Byrnes riafirmoi qëndrimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se ata mbeten një aleat i përkushtuar i Maqedonisë së Veriut në rrugën e anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE, si dhe përpjekjet dhe politikat e vazhdueshme të vendit për të siguruar kushte të qëndrueshme për një të ardhme të prosperuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori