Një vajzë raportohet se është zhdukur në Drenas.

Rastin në Polici e kanë paraqitur familjarët e saj, ku edhe kanë njoftuar se nga data 18 qershor nuk dinë asgjë për të.


"Është raportuar se nga shtëpia është larguar viktima femër kosovare dhe deri më tani nuk është kthyer në shtëpi. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar", thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/