LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një person në Lipjan  

Zhduket një person në Lipjan  
Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një personi në Lipjan.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se personi është i zhdukur nga 5 janari 2025.

“Lipjan / 05.01.2025 – 23:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.


Policia bën të ditur se rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/