LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një i mitur në Vushtrri

Zhduket një i mitur në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Një i mitur është zhdukur në qytetin e Vushtrrisë tash e dy ditë.

Rastin në polici e ka paraqitur babi i tij gjatë ditës së djeshme.

I njëjti ka thënë se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia më datën 12 prill dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij.


“Ankuesi kosovar me 13.04.2024 ka raportuar se, djali i tij-i mitur, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/