LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një femër në veri të Mitrovicës

Zhduket një femër në veri të Mitrovicës
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia me datë 22.09.2022 dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Jabukë në veri të Mitrovicës.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.


“Më  26.09.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e ti femër kosovare me 22.09.2022 ka dalur nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/